×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA: Veprimet e Policisë në veri do të kenë pasoja në raportet tona me Kosovën

    Reporteri
    26 Maj 2023 | 19:43

    Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar edhe një komunikatë zyrtare për media përmes zhvillimet e sotme në veri të Kosovës, siç thonë ata, “për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës”.

    Në reagim, Washingtoni zyrtar thekson se veprime të tilla të Qeverisë së Kosovës janë ndërmarrë kundër këshillave të SHBA-së dhe BE-së, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Tutje, thuhet se veprimet e Policisë së Kosovës përshkallëzuan tensionet në komunat veriore, dhe se kanë minuar përpjekjet e ShBA-ve për ta ndihmuar procesin e dialogut duke shkaktuar pasoja.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ashpër veprimet e Qeverisë së Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës, veprime që ajo ndërmori kundër këshillave të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë të Kosovës. Këto veprime kanë përshkallëzuar në mënyrë të mprehtë dhe të panevojshme tensionet, duke minuar përpjekjet tona për të ndihmuar në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe do të kenë pasoja për marrëdhëniet tona dypalëshe me Kosovën”, thuhet në reagim.

    DASh i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të përmbahet nga veprime që mund të shkaktojnë tensione të mëtejme.

    “I bëjmë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të ndryshojë kursin dhe të gjitha palët të përmbahen nga çdo veprim i mëtejshëm që do të ndezë tensionet dhe do të nxisë konfliktin”, përfundon komunikata. /Reporteri.net/.

    Blinken i prerë me Kurtin: Ndalo këto masa të dhunshme dhe ripërqendrohu në dialog

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!