×
  • Lajme
  • Lajme

    Shefqet Avdija zgjedhet kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës

    Reporteri
    10 Tetor 2019 | 16:18

    Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes publike Posta e Kosovës ka zgjedhur sot kryeshefin ekzekutiv, Shefqet Avdija.


    Në një komunikatë për media Posta e Kosovës bënë të ditur se në mbledhjen e mbajtur sot, Avdija është zgjedhur unanimisht që në pozitën e kryeshefit ekzekutiv.

    “Pas një procesi të rregullt, transparent dhe objektiv, në përputhje të plotë me Ligjin për Ndërmarrjet Publike si dhe me kriteret e konkursit, kandidati më i suksesshëm në garën për pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv është Shefqet Avdija, i cili ka marrë pikët maksimale, në të gjitha fazat e intervistimit”, thuhet në komunikatë.

    Në këtë komunikatë është dhënë edhe një pasqyrë e shkurtër e përgatitjes profesionale të drejtorit të ri të Postës së Kosovës, ku thuhet se ky i fundi ka përgatitje të lartë akademike. “Është doktor shkence në fushën e Qeverisjes dhe Administrimit Publik, ndërkaq në fushën e Menaxhimit të Sektorit Publik ka gradën master.

    Për rreth shtatë vite ka qenë në pozitën e zëvendëskryeshefit ekzekutiv në Postën e Kosovës. Në këtë pozitë ai ka shënuar të arritura të mëdha në udhëheqjen dhe menaxhimin e projekteve më sfiduese dhe më të ndjeshme në këtë ndërmarrje publike. Në Postën e Kosovës, ai ka mbajtur edhe pozitën si UD kryeshef ekzekutiv”, thuhet aty.

    Shefqet Avdija deri më tash kishte qenë ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv në Postën e Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!