Presidenti i kompanisë Kastrati, Shefqet Kastrati dhe familja e tij kanë vendosur që të dhurojnë 1.5 milion euro për të prekurit nga tërmeti i së martës në Shqipëri.
Kastrati është shprehur se ai dhe familja e tij janë tronditur thellësisht nga kjo tragjedi që ka prekur Shqipërinë, shrkuan Reporteri.net.
“Tragjedia Shqiptare më ka tronditur thellësisht mua dhe familjen time, bashke me vëllezërit e mi. Jemi munduar të ndihmojmë e të lehtësojmë sa mundemi këto ditë. Si gjithnjë – pa zhurmë?”, është shprehur ai.
Kastrati ka folur edhe për taksën në Rrugën e Kombit duke thënë urdhri për mospagesën e takës për ata që dërgojnë ndihma në Shqipëri është marrë menjëherë.
“E kam dhënë në çast urdhërin e mosmarrjes së asnjë kokërr leku nga askush që ka kaluar nëpër Rrugën e Kombit për ndihmë.Pa bërë asnjë publicitet, sepse gjithmonë kam ecur me parimin: “Kur ndihmon një rob të Zotit në nevojë, duhet ta shohë veç ai lart!”.Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak. Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka!”, është shprehur ndër të tjera ai.