×
  • Lajme
  • Lajme

    Shërbimi ushtarak i propozuar nga Kurti, i pamundshëm

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 8:53

    Shumë të rinj kosovarë ëndërrojnë ta veshin uniformën ushtarake. Për ta ajo përfaqëson shenjën më të fuqishme të shtetësisë së Republikës. Luan Sahiti është njëri prej tyre.


    Nëse kryeministri Albin Kurti ia del ta realizojë premtimin elektoral, që e ka përfshirë edhe në programin qeveritar, atëherë të rinjtë do të detyrohen t’i përgjigjen thirrjes për ushtri, shkruan sot “Koha Ditore”.

    Por, njohësit e çështjeve ushtarake e shohin si të parealizueshëm brenda mandatit qeveritar zbatimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak prej tre muajsh. Ata mendojnë se Kosova nuk ka kapacitete të mjaftueshme për ta përballuar rekrutimin e mijëra të rinjve në vit.

    Propozojnë që fillimisht të niset me trajnimin e të rinjve nëpër fakultete me kurse elementare teorike, ose me trajnime praktike fundjavave nëpër kazerma gjithandej Kosovës. Ekspertët ushtarakë e njohësit e zhvillimeve të sigurisë janë të ndarë kur vjen puna se a duhet të zhvillojë Kosova një ushtri profesionale, apo të aplikojë pas disa vitesh shërbim të detyrueshëm ushtarak duke pasur parasysh ndryshimet politike në kohën kur janë prishur balancat e fuqisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!