Në Klinikën Infektive ka rënë numri i personave të shtruar që janë të prekur me koronavirus.
Aty momentalisht janë duke u trajtuar vetëm nëntë persona, shkruan Reporteri.
Prej tyre, pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Në nën tjetër pesë pacientë të shëruar pritet të lirohen sot.
Raporti i plotë nga QKUK:
Nga raporti 24 orësh i Klinikës Infektive, i datës 8 maj 2020, bëhet e ditur se në klinikë aktualisht janë të shtrirë 8 pacientë me Covid-19 pozitiv.
Pesë raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
Sot në ora 10:30, ka ndërruar jetë pacienti i lindur me 1943 nga Rahoveci, i cili përveç infeksionit me Covid -19 ka pasur edhe sëmundje kronike të veshkave dhe ka qenë në dializë.
Nga klinika, sot lirohen 5 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid -19.