×
  • Lajme
  • Lajme

    “Shihni tuxharët”, Melihate Tërmkolli reagon pas publikimit të bisedave në grupin e LDK’së në Viber

    Reporteri
    31 Mars 2025 | 20:42

    Ish-deputetetja e LDK’së, Melihate Tërmkolli, ka reaguar pas publikimit të komunikimeve të brendshme të LDK’së nga Gazeta Online Reporteri.net, mes anëtarëve të Kryesisë së kësaj partie, ku flitet për një “skeme të organizuar kriminale” lidhur me votat me postë të mërgatës.

    Personazheve në këto biseda, Tërmkolli u referohet si “tuxharë sorosianë”, teksa thotë se po e mbajnë peng LDK’në për interesa personale.

    “Të gjithë ata që përfoljet për krim elekroral brenda LDK-ës i quajnë demokraci, ose janë injorantë të LDK-ës së sotme ose nuk kanë lidhje me demokracinë. Në LDK, ka kohë që lufta e vetme që bëhet është lufta kundër njëri tjetrit, në mungesë të guximit për t’u përballë me partitë tjera dhe në mungesë të vullnetit për të punuar për Kosovën”, ka thënë Tërmkolli.

    Ndryshe, Reporteri.net sot publikoi komunikimet e brendshme të anëtarëve të kryesisë qendrore të LDK-së, më 2 mars 2025, këtë herë në grupin në “Viber” ku pjesë e tij është edhe kryetari Lumir Abdixhiku.

    Ish-shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në këtë komunikim po këmbëngulte se ka pasur vjedhje të votave dhe insistonte që skemës, që sipas tij u orkestrua nga disa bashkëpartiakë, t’i vihet emri “skemë kriminale”. Gazeta Online Reporteri.net i ka siguruar këto komunikime të brendshme.

    “Faktet po ulërasin o Kujtim. Ti duhet me u pajtu me shqetësimin, për krimin qe ka ndodhë”, shkruante Arben Gashi në grupin në “Viber” të kryesisë qendrore të LDK-së.

    “Asnjë manipulim nuk është i tolerueshëm”, i përgjigjej Kujtim Shala. “Për të gjitha”, vazhdonte numri 2 i listës zgjedhore të LDK-së.

    “Kujtim, qitja emrin, nuk është manipulim, është skemë e organizuar kriminale. Pa e identifiku sakt problemin nuk mundemi me e shpëtu partinë”, insistonte Arben Gashi në mesazhin në grupin në Viber të kryesisë së LDK-së, të cilin e ka siguruar gazeta online Reporteri.net.

    “Ok dajë, e identifikojmë dhe e adresojmë si duhet. Jemi ne, por kemi edhe institucione që merren me gjëra të tilla”, reagoi sërish Shala.

    Me “Ok.”e mbyll diskutimin më të Arben Gashi.

    “Kujtë qitja emrin… skemë e organizuar kriminale” – përplasja në “Viber” mes Shalës e Gashit për votat e diasporës

    “Skemë kriminale”, gjendjen me votat me postë brenda listës zgjedhore të LDK-së e kishte emërtuar edhe anëtari tjetër i kryesisë Shkëmb Manaj. Një mesazh të tij që akuzonte partinë për vjedhje të votave, të cilin Manaj e kishte dërguar në grupin e brendshëm të Kryesisë në “WhatsApp” e ka nxjerrë në publik gazeta online Reporteri.net, të premten e javës që shkoi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!