Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj në llogarinë e tij në Facebook ka publikuar një video me deklaratat e Kryeministrit Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozite, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Shumë prej deklaratave lidhen me Asociacionin, kohën kur ai kritikonte dhe premtonte se nuk do të ketë “Zajednicë” në Kosovë.
Videon mbi pesë minuta të gjatë, Molliqaj e ka titulluar: “Albin Kurti shkeli gjithçka për pushtet”.
Ky reagim i Molliqajt vjen pas dakordimit në Bruksel mes Kurtit dhe Vuçiqit në 11 pikat e planit të propozuar nga Bashkimi Evropian, e që është i përfshirë edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq do të zhvillojnë takimin e radhës në Shkup, së bashku me Përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell./Reporteri.net/