Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka thënë se deklarata e tij është keqkuptuar se ai asnjëherë nuk ka thënë se UÇK-ja ka kryer krime, por individë të caktuar.
“Unë asnjëherë nuk kam thënë se UÇK-ja ka kryer krime, por individ apo pjesëtarë që e kanë keqpërdorë uniformën dhe nëse ka dëshmi duhet të dënohen”, ka deklaruar Gashi në Klan Kosova, shkruan Reporteri.net.
Ai ka treguar se pas deklaratës së bërë javë më parë në T7 ka marrë një seri kërcënimesh për çka e ka njoftuar policinë.
Gashi ka konfirmuar se ai aktualisht është nën mbikëqyrje të policisë së shtetit. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.