×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkoi për të kërkuar ndihmë, “hoxha” dyshohet se dhunoi viktimën në Fushë Kosovë

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 9:30

    Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka dhunuar një femër.


    Rasti ka ndodhur gjatë muajit maj, 2021.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

    Ndërkaq, Telegrafi mëson se bëhet fjalë për një “hoxhë” në këtë qytet.

    Burimet të Telegrafit bëjnë me dije se viktima ka shkuar bashkë me nënën e saj për ndihmë tek i dyshuari.

    Siç mësohet, fillimisht e ka lënë nënën e viktimës të pres, ndërsa viktimën e ka futur në një dhomë tjetër, ku më pas e ka dhunuar.

    Pas denoncimit të rastit, Policia ka arrestuar të dyshuarin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!