Pika kufitare Dheu i Bardhë vazhdon të jetë më e ngarkuar edhe gjatë ditës së sotme, bashkatdhetarët të cilët po e shfrytëzojnë këtë pikë kufitare për të hyrë Kosovë po presin deri në dy orë.
Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se kolonat te Dheu i Bardhë janë deri 1500 metra.
Ndërsa pikat tjera kufitare janë më pak të ngarkuara, te pika kufitare Kullë, qytetarët po presin nga 10 deri 20 minuta për të hyrë në Kosovë.
Gjithashtu edhe në pikat tjera kufitare, dalja dhe hyrja mund të bëhet brenda 10 minutash.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar këtu.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.