Në një restorant në lagjen “Village” në Ferizaj, është raportuar për një shpërthim.
Lajmin për Reporterin e ka konfirmuar major Qazim Reka.
Reka ka bërë të ditur se numri i personave të lënduar ka shkuar në 31 ku dy prej tyre janë fëmijë, ndërsa shtatë persona janë nisur për trajtim në QKUK.
Ai ka thënë se deri te shpërthimi ka ardhur si pasojë e një bombole gazi.
Akoma nuk dihen shkaqet e shpërthimit, teksa policia dhe njësitet e tjera relevante po qëndrojnë në vendin e ngjarjes.
Pamjet nga vendi i ngjarjes mund t’i shihni në linkun e lajmit më poshtë.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.