×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkuan për muajin e mjaltit, çifti kosovar rrëfen tmerrin që përjetuan gjatë tërmetit në Durrës

    Reporteri
    30 Nëntor 2019 | 21:04

    Shqipëria të martën u godit nga një tërmet shkatërrimtar, që la mbi 50 të vdekur, qindra të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara.


    Në momentet e tërmetit, në Durrës, një nga qytetet që u prek më së shumti nga tërmetet kishin qëlluar edhe disa kosovarë.

    Ata që shpëtuan tërmetin do ta kujtojnë të lidhur me plot rrëfime nga më të ndryshmet.

    Një dhe shumë i veçantë ka të bëjë me dy të sapomartuar nga Lipjani, që ishin të vendosur në hotel në Durrës për muajin e tyre të mjaltit, njofton Klan Kosova.

    Çifti nga Lipjani thonë se rilindën meqë i mbijetuan këtij tërmeti të tmerrshëm. Sikurse edhe banorët tjerë, ato dolën jashtë të tmerruar, por meqë bënte ftohtë u kthyen për të marrë edhe rrobat tjera, duke filmuar edhe pamjet nga shkatërrimet që kishte shkaktuar tërmeti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!