×
  • Lajme
  • Lajme

    Shkumbin Demolli për Milaim Zekën: E ndëshkoi populli se hyri në gjynah me mua

    Reporteri
    07 Tetor 2019 | 0:51

    Shkumbin Demolli një muaj më parë u bë emër i njohur për publikun pasi që i hyri garës për deputet.


    Demolli synonte bëhej deputet nga radhët e PEK-ut, që drejtohet nga Milam Zeka, por ai u largua nga lista pikërisht nga ky i fundit.

    Pas kësaj ai ndërroi partinë duke iu bashkuar Nismës, por as aty nuk gjeti vend dhe ndërroi edhe një herë subjektin që e përkrah.

    Deri më tani kur janë numëruar mbi 85% të votave, PEK’u ka pak përmbi 900 vota. Kështu kjo parti nuk pritet të kalojë as pragun zgjedhor dhe ka vetëm 0.14% të të gjitha votave.

    Demolli ka thënë se populli e ka ndëshkuar Milaim Zekën për shkak të padrejtësisë që i bëri duke e përjashtuar nga lista zgjedhore.

    “Për shkak të padrejtësisë ndaj meje, populli e ka ndëshkuar”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!