×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpend Ahmeti: Aman, mos ndjellni edhe më shumë urrejtje e ndasi

    Reporteri
    04 Maj 2020 | 13:53

    Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një statusi në Facebook ka kërkuar nga qytetarët dhe gjithë të tjerët që të ndalin urrejtje e  ndasi pas lajmit  të ditës së djeshme për vdekjen tragjike të 26 vjeçarit nga Gjilanit, e i cili ndodhej në konviktet e Qendrës së Studentëve.


    Ahmeti ka thënë se tani është momenti që kësaj familje t’i qëndrohet pranë ,  dhe që kjo situatë duhet të marrë një epilog pasi që të kryhen të gjitha hetimet nga organet kompetente.

    “Aman, mos ndjellni edhe më shumë urrejtje e ndasi. Qëndroni familjes pranë sa më shumë. Kjo nuk është vetëvrasja e parë, por mundemi me punu me qenë e fundit në këtë pandemi. Depresioni është sëmundje me të cilin shumica prej nesh jemi ballafaqu. Prandaj edhe duhet të trajtohet e të ndihmohet çdo person që mund të shfaq simptome”, ka thënë Ahmeti.

    Ahmeti ka thënë po ashtu e kjo nuk është vetëvrasja e parë, por mundemi me punu me qenë e fundit në këtë pandemi.

    Ai ka thënë se depresioni në këtë situatë është i madh andaj edhe duhet të trajtohet trajtohet e të ndihmohet çdo person që mund të shfaq simptome.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!