Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka parashikuar rritjen e numrit të infeksioneve të reja me COVID-19 në Kosovë.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti beson se numri i infeksioneve ditore në Kosovë do të rritet edhe më tutje.
Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka theksuar se moskujdesi i partive politike gjatë fushatës zgjedhore së bashku me trendin e rritjes së infeksioneve të reja në Evropë do të sjellë rritje të rasteve edhe në vendin tonë.
Postimi i plotë pa ndërhyrje:
Duke marr parasysh moskujdesin e partive gjatë fushatës, dhe gjendjen në regjion e Evropë, lehtë e pritshme që numrat e të infektuarve me covid do të rriten në Kosovë. Vetëm sot kishte mbi 300 raste dhe 10 viktima. Ju lutemi për kujdes. Mos ta kthejme këtë moskujdes në traghedi më të madhe.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.