×
  • Lajme
  • Lajme / Grafikoni

    Shpenzimet për udhëtime jashtë vendit, Murati – Haradinajt: Shifra 12 milionëshe ishte gjatë qeverisjes tënde

    Reporteri
    22 Korrik 2024 | 23:08
    Poznan, Poland - Prime Minister of Kosovo, Ramush Haradinaj during Western Balkans Summit at the Poznan International Fair in Poznan, Poland on 5 July, 2019. Poznan Poland PUBLICATIONxINxGERxSUIxAUTxONLY - ZUMAn230 20180801_zaa_n230_1323 Copyright: xBeataxZawrzelx

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë shumë të pavërteta lidhur me shpenzimet e Qeverisë për udhëtime jashtë vendit, raporton Gazeta Online Reporteri.net.

    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se e vetmja herë kur shpenzimet për udhëtime jashtë vendit kanë prekur shifrën 12 milionë euro, ka qenë në kohën e Qeverisë Haradinaj – në vitin 2018.

    Deputeti Haradinaj sonte paska thënë shumë të pavërteta, e njëra nga to ishte edhe për shpenzimet e udhëtimit jashtë vendit.

    Sipas Haradinajt, Qeveria Kurti i ka rritur këto shpenzime në 12 milionë euro, nga 5 milionë euro sa paskan qenë në kohën kur ka qeverisur Haradinaj.

    E vërteta është se e vetmja herë kur shpenzimet për udhëtime jashtë vendit kanë prekur shifrën 12 milionë euro, ka qenë pikërisht në kohën kur qeverinë e udhëhiqte Haradinaj – në vitin 2018 (grafikoni 1).

    Nëse merret vetëm shpenzimi i qeverisë qendrore (grafikoni 2), shihet se përkundër çmimeve më të larta të udhëtimit pas pandemisë, viti 2023 megjithatë mbetet më i ulët se cilido vit i qeverive paraprake (2015-2019), me përjashtim të kohës së pandemisë kur kufijtë ishin të mbyllur”, shkroi ai.

    Ministri Murati më tej tha se rritja vjen në vitin 2023 si rezultat i rritjes së trajnimeve jashtë vendit për sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë.

    E madje edhe kjo rritje në vitin 2023 vjen kryesisht si rezultat i rritjes së trajnimeve jashtë vendit për sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë. Vetëm për FSK, shpenzimet e udhëtimit, që në fakt janë shpenzimet për mbulimin e trajnimeve të ndryshme të ushtarakëve, për vitin 2023 ishin 1.78 milionë euro. Që len të kuptohet se pa këto trajnime, shpenzimi i qeverisë qendrore për vitin 2023 do të sillej në rreth 5.2 milionë euro”, shkroi më tej Murati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!