×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpërthejnë kabllot nëntokësore të rrymës në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë

    Reporteri
    10 Tetor 2021 | 21:31

    Kabllot e rrymës të lëna nëntokë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë dëmtuar, ku si pasojë kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike banorët e lagjes.


    Në videon e publikuar nga Express shihet se si shpërthejnë kabllot e rrymës.

    https://www.youtube.com/watch?v=3DCTbwn5S64

    Për këto kabllo, para dy muajsh banorët e kësaj lagje patën protestuar duke kritikuar Komunën e Prishtinës për mosmenaxhim dhe koordinim të punimeve.

    Protestuesit kanë thënë se rrezikohen çdo ditë dhe duhet të ecin mbi kabllot që janë vendosur në rrugë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!