Mbrëmë në Hajvali të Prishtinës ka ndodhur një shpërthim, ndërsa ekzaminimet dhe këqyrja e vendit të ngjarjes po vazhdon edhe sot.
Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, derisa detaje për Reporterin ka dhënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Jemi njoftuar mbrëmë rreth orës 22:30, për një shpërthim në rrugën Dëshorët e Marevcit, në Hajvali. Ekzaminimet dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nga njësitë policore kanë vazhduar edhe sot.
Rasti është cilësuar si Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe i njëjti po hetohet nga stacioni policor jugu në Prishtinë”, tha Ahmeti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.