Për paralajmërimet e vazhdueshme të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Serbia mund të instrumentalizohet nga Federata Ruse për të nisur një luftë në Ballkan, Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se “tregimet e Kurtit s’i beson më askush”, raporton gazeta online Reporteri.net.
“Ka tetë muaj që po e dëgjojmë se si Rusia dhe Serbia do të pushtojnë”, ka thënë për agjencinë serbe të lajmeve Tanjug, Aleksandar Vuçiç.
Përveç kësaj, ai tha se kryeministri kosovar flet për këso gjëra “sepse s’ka çfarë t’u tregojë tjetër qytetarëve”.
“Për çfarë tjetër mund të flasë? T’u tregojë se si janë mirë që u ndalet energjia elektrike çdo ditë, es sa mirë janë që s’kanë asnjë fabrikë”, u shpreh mes tjerash ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një numër paraqitjesh mediale për media të huaja e ka ngritur si shqetësim se Serbia, e instrumentalizuar nga Rusia, mund t’i shërbejë presidentit të federatës ruse për të hapur një fron të ri për të tërhequr vëmendje nga Ukraina./Reporteri.net/e
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.