×
  • Lajme
  • Lajme

    Shqetësimi i Kurtit lidhet me coronavirusin, në konferencë del me ministrin Vitia

    Reporteri
    13 Mars 2020 | 17:14

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia do të mbajnë konferencë të përbashkët për media në ndërtesën e qeverisë së Kosovës.


    Kjo konferencë për media do të mbahet lidhur me koronavirusin.

    Kjo është bërë e ditur edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministria e Shëndetësisë.

    “Ju ftojmë të merrni pjesë në Konferencën për media lidhur me Koronavirusin Covid-19, e cila do të mbahet sot më 13 mars 2020 nga ora 17:30 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Në këtë konferencë, mediave do t’u drejtohen Kryeministri i Kosovës, z. Albin Kurti, Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia si dhe përfaqëues të tjerë të institucioneve shëndetësore të Kosovës.”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!