×
  • Lajme
  • Lajme / Regjistrimi i popullsisë

    Shqipëria me 2.4 milionë banorë, mbi 332 mijë deklarohen të papërcaktuar për fe – mbi 85 mijë ateistë

    Reporteri
    28 Qershor 2024 | 22:14

    Të dhënat zyrtare të popullsisë në Shqipëri janë bërë publike të premten.

    Shqipëria tani ka 2.4 milionë banorë  dhe ka disa të dhëna interesante për përkatësinë fetare të shqiptarëve.

    Për dallim nga viti 2011, kësaj radhe numri i myslimanëve ka rënë nën 50 për qind. Myslimanë janë deklaruar 1.101.718 ose 45.7 për qind.

    Po ashtu edhe numri i katolikëve ka rënë ndjeshëm. Tani janë 115 mijë e 644 të krishterë ose nga 10 për qind në vitin 2011 në 8.4 për qind në vitin 2024.

    Ndërsa numri i ateistëve është rritur pak, duke u shtuar nga 2.5 për qind më 2011, në 4 për qind në vitin 2024, ose në shifra prej 85 mijë e 311.

    Ndërkaq të papërcaktuar janë deklaruar 332 mijë e 155, 244 mijë e 331 nuk janë përgjigjur, ndërkaq nuk disponohen të dhëna për 134 mijë e 451.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!