×
  • Lajme
  • Shqipëria

    1 orë punë për një litër naftë, Shqipëria e 11’ta në botë për çmimin më të shtrenjtë

    Reporteri
    26 Gusht 2022 | 23:29

    Një litër naftë kushton sot sa 55 minuta pune në Shqipëri.

    Vlera llogaritet me pagën mesatare të punonjësve dhe çmimin e fiksuar të karburantit në 6 muajt e fundit.

    Mesatarisht, në 8 shtetet e tjera europiane, ku nafta është më e shtrenjtë, nevojiten 7 deri në 10 minuta punë për të blerë një litër naftë.

    Këtë javë një litër naftë shitet në treg 239 lekë, duke pozicionuar Shqipërinë të 11-ën në botë për çmimin më të shtrenjtë.

    Edhe në shtete si Maqedonia e Veriut, Serbia e Mali i Zi, me një orë punë mund të blihet më shumë karburant se sa në Shqipëri.

    Në rajon, Shqipëria mban prej disa vitesh vendin e parë për çmimin më të lartë të blerjes në pompë, e ndikuar kjo nga taksat direkte që vilen për çdo litër që hidhet në makinë./Euronews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!