Opozita e bashkuar, sikurse ka lajmëruar, do të mblidhet sot pasdite në orën 20:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke zhvilluar kështu protestën e 9-të kombëtare.
Sikurse dhe në protestat e kaluara, edhe në marshimin e sotëm, kërkesat e opozitës pritet të jenë po të njëjta, largimi kryeministrit Rama, krijimi i një qeverie tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.
Tubimi i opozitës vjen në një situatë tejet të tensionuar në vend, që është krijuar pas daljes së përgjimeve nga gazeta gjermane “Bild”, si dhe përplasjeve në disa KZAZ.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të ketë dhunë në protestën e sotme dhe se në protestë do të jetë së bashku me gruan dhe dy vajzat.
Në protestën e sotme të opozitës, pritet të angazhohen rreth 1500 efektivë policie, për të siguruar mbarëvjatjen e tubimit dhe shmangien e incidenteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.