Në një fshat të Këlcyrës, një 19-vjeçare është abuzuar seksualisht nga disa gjimnazistë të moshës 17-18 vjeçare.
Dyshohet se vajza ka qenë e përfshirë në një lidhje me njërin prej tyre, i cili e kërcënonte vazhdimisht me një video intime për ta detyruar që të kryenin raporte seksuale, derisa përfundoi duke e përdhunuar së bashku me shokët e tij.
Burime për Top Channel bëjnë të ditur se ka qenë vetë 19-vjeçarja ajo që ka bërë denoncimin e përdhunimit, i ndodhur ditën e djeshme, diku rreth orës 18:00.
Mësohet se nga policia e Përmetit janë lëshuar 6 urdhërndalime, 2 për përdhunim dhe 4 për ngacmim seksual. Nga informacionet paraprake thuhet se të rinjtë jetojnë në qytetin e Përmetit, ndërsa vajza nga fshati Goricë, njësia administrative Sukë
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.