×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Protesta e opozitës para bashkisë së Tiranës, disa rrugë pritet të bllokohen

    Reporteri
    22 Gusht 2024 | 9:49

    Për shkak të zhvillimit të një tubimi, ditën e sotme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve.

    Mbështetësit e opozitës do të mbajnë ditën e sotme protestën e radhës, ku kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Erion Veliaj.

    Policia njofton qytetarët se prej orës 11:00 e deri në përfundim, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës.

    Policia kërkon nga qytetarët që të shmangin lëvizjen në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, deri në përfundim të tubimit, si Unaza e Mesme dhe Unaza e Madhe./Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!