×
  • Lajme
  • Shqipëria

    400 familje pa energji elektrike në Gjirokastër

    Reporteri
    10 Dhjetor 2024 | 17:50

    Gjatë ditës së sotme, Qarku i Gjirokastrës ka qenë i përfshirë nga reshjet e shiut.

    Megjithëse me intensitet mesatar reshjet vazhdojnë të jenë problematike për sa i përket furnizimit me energji elektrike të zonave malore.

    Në Qarkun e Gjirokastrës rreth 400 familje vazhdojnë të kenë probleme si shkak i defekteve teknike në rrjet.

    Bëhet e ditur se stafi i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ndodhet në terren për riparimin e linjave të dëmtuara të energjisë./Euronews.al.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!