×
  • Lajme
  • Shqipëria

    77 vjeçarja shqiptare lë spitalin e shëruar nga coronavirusi

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 21:11

    Një 77-vjeçare nga Fushë-Kruja ka lënë këtë të dielë spitalin infektiv pasi është shëruar prej koronavisurit.


    Lajmin e ka përcjellë në rrjetin social Ministrja e Shëndetësisë, e cila shkruan se nën Hikja, 77 vjeçe, është shëruar plotësisht.

    “Nënë Hike plot 77 vjeç nga Fushë-Kruja, sot ka lënë e shëruar spitalin infektiv dhe është kthyer pranë familjes. Që nga fillimi i epidemisë, më shumë se 60% e të prekurve nga COVID19 janë shëruar, ndërsa Kruja ka sot numrin më të lartë të të prekurve aktivë”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!