Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se ka lënë porosi që nesër, me rastin e 8 marsit, transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat.
Veliaj shkruan se zonjat, nënat, vajzat japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit
Postimi i plotë i Erion Veliajt:8 Marsi, Veliaj: Kam lënë porosi që nesër transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat
Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.
Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.