×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, dy të vdekur dhe një i lënduar

    Reporteri
    27 Nëntor 2022 | 9:15

    Një aksident trafiku ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku kanë humbur jetën dy persona dhe një tjetër është lënduar.

    Policia njofton se ngasësi 26-vjeçar i automjetit i makinës e ka humbur kontrollin dhe më pas është dërguar në spital, nga ku edhe raportohet se është në gjendje të rëndë.

    “Në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë, shtetasi A. T., 26 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me trafik ndarësen”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Bëhet e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./TCH

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!