×
  • Lajme
  • Shqipëria / LAJMI I FUNDIT

    Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, vdes 20-vjeçari

    Reporteri
    18 Nëntor 2024 | 9:00

    Në orët e para të mëngjesit Të sotëm, një aksident ka ndodhur në aksin Tiranë-Durrës, ku një 20-vjeçar ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga, në zonën e Sukthit.

    Si pasojë e përplasjes i riu ka humbur jetën.

    Njoftimi i policisë:

    Durrës/Informacion paraprak

    Në orët e para të mëngjesit, në autostradën “Durrës-Tiranë”, në Sukth, shtetasi S. K., 20-vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

    Për shkak të dëmtimeve, 20-vjeçari ka humbur jetën në vendin e aksidentit.

    Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!