Një aksident i rëndë u ka ndodhur pasditen e së shtunës pranë Gjirit të Lalzit, në Shqipëri.
Si pasojë e aksidentit, humbi jetën një 16-vjeçar, raportojnë mediat atje.
Policia ka nisur hetimet lidhur me zbardhjen e rrethanave. Sipas policisë, edhe një person ka pësuar lëndime dhe ndodhet nën kujdesin mjekësor.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:40, në Hamallaj Durrës, automjeti me drejtues shtetasin O. M., 25 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 20 vjeç.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi E.K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe ka humbur jetën në spital pasagjeri shtetasi A. H., 16 vjeç, që ndodhej në automjetin që drejtonte shtetasi E. K.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.