×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident i rëndë, vdes fëmija 6 vjeç

    Reporteri
    30 Gusht 2022 | 8:32

    Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Fier-Vlorë.

    Shtetasi 33-vjeç i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijët, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga.

    Si pasojë ka ndërruar jetë fëmija 6 vjeç, ndërsa drejtuesi, bashkëshortja dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës.

    Njoftimi i policisë:

    Vlorë/Informacion paraprak

    Më datë 30.08.2022, rreth orës 04:45, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja, shtetasi A. M, 33 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me bashkëshorten dhe 2 fëmijet, duke drejtuar automjet tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit njëri prej pasagjerëve një fëmijë 6 vjeç, ka ndërruar jetë, ndërkohë që drejtuesi dhe 2 pasgjerët e tjerë, shtetasja A. M., 34 vjeçe dhe fëmija tjetër 3 vjeçe, ndodhen në spital e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

    Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!