Tre 15-vjeçarë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti rrugor në qytetin e Fierit.
Fatmirësisht, nga aksidenti i ndodhur në Kraps, adoleshentët kanë marrë vetëm plagë të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Por ajo që është anormalja në këtë histori është se mjeti tip “Renault” drejtohej nga një 15-vjeçar, me inicialet A.A. Ai ka marrë dy kushërinjtë e tij, K.A, dhe A.A, dhe ka bërë një xhiro me makinë, por 15-vjeçari humbi kontrollin e mjetit dhe doli nga rruga, raporton shqiptarja.com.
Nuk dihet nëse prindërit e adoleshentit kanë qenë në dijeni që djali i tyre u ka marrë makinën në fshehtësi, apo ka qenë në dijeni të këtij veprimi të paligshëm.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.