Një aksident i rëndë ka ndodhur në Ishull Shëngjin, ku një makinë ka përfunduar në kanalin e mbushur me ujë, për pasojë janë dërguar në spital katër vajzat që ndodheshin brenda.
Makina tip “Benz” ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, e më pas ka rënë në kanal. Katër vajzat që ndodheshin në makinë kanë mbetur të bllokuara dhe më pas janë nxjerrë jashtë nga banorët e zonës, të cilët u kanë shpëtuar jetën, pasi makina ishte mbuluar nga uji.
Pas nxjerrjes nga automjeti ato janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore dhe deri më tani nuk dihet gjendja e tyre. /TCH
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.