×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Akuzohen se vranë dhe groposën të atin në kasollen e bagëtive, sot procesi gjyqësor nga Hygerta Metës dhe vëllezërve

    Reporteri
    14 Janar 2025 | 10:33

    Prokuroria e Durrësit ka ndryshuar akuzën për Hygerta Metën, e cila akuzohet se së bashku me vëllanë e saj të madh ka vrarë dhe asgjësuar kufomën e babait të saj, Pëllumb Meta, ngjarje e ndodhur më 10 shkurt 2024 në Shën Vlash të Durrësit.

    Teksa pritet të nisë sot procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, organi i akuzës bën me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuza nga: “Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, në “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, duke rënduar kështu pozitën procedurale të shtetases Hygerta Meta duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllanë e saj Hysen Meta “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare.

    Kujtojme që Hygerta Meta ka ndryshuar disa herë version, ku disa herë e ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë e ka përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj por vetëm në fshehjen e asgjësimin e kufomës.

    Krimi u zbulua më 23 shkurt, kur policia gjeti trupin e 49-vjeçarit, pellumb meta. Ai ishte shpallur i zhdukur prej 13 shkurtit, pas denoncimit të djalit të madh se kishte humbur kontaktet me babanë.

    Por ajo që u denoncua si zhdukje ishte në fakt një vrasje. Policia zbuloi se Pëllumb Meta ishte vrarë më 10 shkurt dhe trupi ishte fshehur në kasollen e bagëtive. /vizionplus

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!