Shtëpia e ambasadorit të parë amerikan në Shqipëri, William Ryerson, për 28 Nëntor ishte e zbukuruar me dy flamuj të Shqipërisë.
Një fotografi të shtëpisë së tij e ka publikuar kryeredaktori i një gazete në gjuhën shqipe në SHBA, Ruben Avxhiu.
“Shtëpia e Ambasadorit Bill Ryerson, afër kryeqytetit Washington, e stolisur sot, jo me një, por me dy flamuj shqiptarë, me rastin e 28 Nëntorit. William Ryerson ishte Ambasadori i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri pas rrëzimit të komunizmit dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona pas më shumë se 40 vjet ndërprerje”, ka shkruar ai krahas fotografisë.
William Ryerson shërbeu si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i SHBA-së në Shqipëri nga viti 1991 deri në vitin 1994.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.