×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohen pesë persona për vrasjen e 25-vjeçarit shqiptar në Britani

    Reporteri
    09 Dhjetor 2021 | 22:16

    Një 25 vjeçar shqiptar është qëlluar pë vdekje në Britani të Madhe.

    Bëhet fjalë për Xhovan Pepaj, i cili u vra mëngjesin e së shtunës më 4 dhjetor, në Kent.

    Lidhur me rastin janë arrestuar pesë persona, dy të dyshuar dhe tre bashkëpunëtorë.

    Autoritetet britanike njoftuan se viktima kishte plagë të shumta në trup.

    Për ngjarjen janë njoftuar të afërmit e viktimës, ndërsa në rrjete sociale janë shpërndarë mesazhet ngushëlluese për 25 vjeçarin shqiptar, shkruan Kentonline.

    Të dyshuar për vrasjen e shqiptarit janë dy të rinj, Ciaran Stewart, 18 vjeç, dhe një djalë 17-vjeçar nga Ilford.

    Oficerët e policisë po ashtu si bashkëpunëtorë i ka arrestuar edhe Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, Mohammed Miah, 25 vjeç dhe Nathan Turner, 28 vjeç.

    28 vjeçari Turner akuzohet edhe për shitje të lëndëve narkotike.

    Hetimet po vijojnë lidhur me ngjarjen e rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!