×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 19-vjeçari, kanosi me armë një tjetër

    Reporteri
    23 Maj 2019 | 16:35

    Policia ka arrestuar 1 shtetas, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet 1 armë zjarri dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, pas njoftimit të marrë nga një 35 – vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.

    Njoftimi

    Policia ndërhyn dhe parandalon përshkallëzimin e një konflikti. Në pranga 1 shtetas, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjet 1 armë zjarri dhe lëndë narkotike Cannabis Sativa.

    Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme, pas njoftimit të marrë nga një 35 – vjeçar banues në Vlorë, se gjatë një konflikti për motive të dobëta po kanosej me armë zjarri nga shtetasi G. B., kanë ndërhyrë menjëherë për parandalimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit.Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. B., 19 vjeç, banues në Vlorë.

    Pas kontrollit të ushtruar, këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një dozë lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

    Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!