×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Arrestohet 19- vjeçari që shkatërroi stolat e stadiumit “Air Albania”

    Reporteri
    25 Shkurt 2020 | 16:45

    Policia e Shtetit të Shqipërisë ka arrestuar 19-vjeçarin i cili shkatërroi stolat e stadiumit “Air Albania” dhe hodhi sende të forta në fushë gjatë ndeshjes Tirana-Kukësi.


    Policia e Shteti sqaron dinamikën e hetimit, ku shprehet se “Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë është bërë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në kushtet e flagrancës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”, i shtetasit:F. Z., 19 vjeç, banues në Tiranë.

    Po ashtu Policia sqaron se “nga tërësia e veprimeve procedurale të kryera nga ana e Policisë ka rezultuar se gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana – Kukësi, ky shtetas ka thyer stolat e stadiumit dhe ka hedhur sende të forta në fushën e stadiumit “Air Albania”, Tiranë.

    Policia Shteti po vijon punën për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifik imin e personave të tjerë të përfshirë në këto veprime të kundërligjshme.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Shkatërrimi pronës” dhe “Prishja e qetësisë publike”./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!