×
  • Lajme
  • Shqipëria / Korçë

    Arrestohet një 43-vjeçar shqiptar, tentoi të trafikonte 51 kg kanabis drejt Greqisë

    Reporteri
    10 Mars 2024 | 15:24

    Policia shqiptare ka arrestuar edhe një person tjetër në Korçë, që dyshohet se është i përfshirë, në tentativën për të trafikuar drejt Greqisë 51 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa.

    Me prangosjen e 43 vjeçarit që ishte në kërkim, ka shkuar në katër numri i të ndaluarve, në kuadër të operacionit të koduar me emrin “Again”.

    “Në vijim të punës për dokumentimin e plotë me prova ligjore dhe vënien para përgjegjësisë penale të personave të implikuar në veprimtarinë kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike, në kuadër të operacionit “Again” të zhvilluar më datë 08.03.2024, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë, u ndalua shtetasi në kërkim: -E. P., 43 vjeç, banues në Korçë”, tha policia.

    “Nga veprimet intensive hetimore të kryera për zbardhjen e kësaj ngjarjeje, rezulton se ky shtetas, është bashkëpunëtor me shtetasin J. S., i cili u ndalua në Pikën Kufitare të Kapshticës, në tentativë për të trafikuar me automjetin e tij, drejt Greqisë, 51 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa. Nga ana e Policisë po vijon puna për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale”, shtoi mes tjerash Policia e Shtetit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!