×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Arrestohet polici i Kukësit, po transportonte 9 shtetas sirianë

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 22:36

    Një polic i qytetit të Kukësit është arrestuar në flagrancë së bashku me një shtetas tjetër mbrëmjen e sotme, pasi u kapën duke transportuar 9 sirianë.

    Arrestimi i tyre është bërë nga policia e Fierit, ndërsa drejtonin dy automjete në aksin rrugor Fratar-Fier.

    Inspektori Y. L. dhe qytetari I.Ç. dyshohet se kanë kryer shpërdorimi të detyrës si edhe dhënie ndihme për kalim të kufirit kundrejt përfitimit të paligjshëm.

    Prokuroria e Fierit po punon për hetimin e plotë të rastit në fjalë.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!