×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Babai i lutet qeverisë t’i dërgojë vajzën për mjekim në Itali: I ranë tullat në kokë, ka dëmtim truri

    Reporteri
    28 Nëntor 2019 | 8:50

    Familja Biqiku është ndër më të prekurat nga tërmeti i 26 nëntorit.


    Bashkëshortja dhe njëra nga dy vajzat, Sabina kanë pësuar fraktura në kokë, këmbë, e duar.

    Ndërsa vajza e vogël tjetër e familjes, Xhesika ndodhet në reaminacion.

    Asaj i kanë dalë letrat për tu dërguar për mjekim në Itali por ende nuk është zyrtarizuar.

    Në një intervistë për Ora News, baba i 20-vjeçares me lot në sy i kërkoi qeverisë që të dërgojë vajzën për mjekim jashtë vendit.

    Ilia Biqiku tha se vajza ka marrë dëmtime në tru pasi i kanë rënë tullat në kokë.

    “Vajza e vogël Xhesika është shumë rëndë. I kanë rënë tullat në kokë. Goca dhe gruaja janë me fraktura. I lutem qeverisë dhe Edi Ramës të ma dërgojë vajzën në Itali sepse këtu nuk bëhet ka shumë dëmtime në tru, dje erdhën doktorët italianë dhe po i rrinë tek koka.

    Vetëm Edi Rama e ka në dorë. I lutem shumë, ja di për nder nëse ma shëron gocën. Falënderoj mjekët që i kanë qëndruar tek koka. Vajza është 20 vjeç. Ta dërgojnë në Itali ose Turqi, ku të dojë qeveria.

    Shtëpia ka dalë jashtë përdorimit. Pallati është i pabanueshëm. Gruaja me fraktura në kokë dhe këmbën e ka allçi. Ashtu edhe vajza Sabina ka fraktura në kokë dhe me allçi tek këmba.

    Xhesika është shumë keq. Vetëm mjekët italianë e shërojnë.

    Emri i ka dalë për të shkuar në Itali. Këtë e ka në dorë qeveria, Edi Rama.

    Nuk kam biseduar me vajzën, vetëm e kam parë. Ishte keq”, ka deklaruar ai.

    Ndërsa kryefamiljarja Biqiku ende nuk e ka parë vajzën e saj që nga tërmeti i dy ditëve më parë:

    “Vajzën e vogël e kam keq. Të madhen e kam këtu në dhomë. Se di çfarë di bëhet me mua, me fëmijët e mi. Shtëpia ka dalë jashtë përdorimit. Kam vajzën reaminacion se kam parë që atë natë. Nuk e di se kam parë”, ka deklaruar ajo.

    Ndërsa vajza e vogël Sabina u shpreh: “Në këmbë dhe tek krahu kam më shumë fraktura. Nuk lëviz dot. Jam përpjekur të çohem por kam dhimbje.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!