×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Babai në Durrës mban peng dy fëmijët e tij, momenti kur arrestohet nga policia

    Reporteri
    15 Maj 2024 | 9:21

    Policia e Shqipërisë njoftoi mëngjesin e sotëm mbi një aksion që ndërmori RENEA në Durrës, më saktësisht te “Shkëmbi i Kavajës”.

    Një person po mbante peng dy fëmijët e tij të mitur në banesën e cila raportohet të ishte e lëshuar me qira.

    Policia së pari mori njoftimin se në ambientet e atij pallati u dëgjuan të shtëna me armë.

    “Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç” thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

    Ndonëse njësitet e RENEA-s i bënë thirrje të dyshuarit që të dorëzohej, i njëjti vijoi të qëllojë me armë nga dritarja e apartamentit.

    “Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës” thuhet tutje në njoftim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!