×
  • Lajme
  • -->
    Shqipëria

    Babai shqiptar vrau vajzën dhe u dënua me burg, flet e shoqja: Nuk ka faj ai por mjekët

    Reporteri
    07 Mars 2020 | 15:17

    Në korrik të vitit të kaluar një baba shqiptar në Australi vrau me thikë të bijën 20 vjeçare, Sabrinën.


    Vetëm disa ditë më parë u zbardhën arsyet që çuan Lekajn në këtë veprim. Ai mendonte se e vajza kishte nisur përdorimin e drogës dhe po shkatërronte jetën e saj.

    Gjykata e Adelaides vendosi ta dënojë me 20 vite burg. Për shkak të frikës së vetëvrasjes ai është vendosur në izolim. “Daily Mail” shkruan se ndonëse i vrau të bijën, e shoqja e tij Romina, nuk heq dorë nga ai. Ajo e viziton vazhdimisht dhe i qëndron pranë sepse sipas saj nuk ka faj ai, por mjekët që janë treguar të paaftë për të kuruar problemet e tij mendore.

    “Dua të them se kjo është një tra gjedi familjare, një familje e shkatërruar nga paaftësia e mjekëve për të diagnostikuar sëmundjen mendore tek im shoq dhe epideminë e dr ogës që po i merr frymën shtetit tonë, ku edhe fëmijët më të zgjuar bien pre. Shpresoj që kjo të jetë një thirrje zgjimi për të shpëtuar të tjerë fëmijë”, eshte shprehur ajo.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!