×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Babai shqiptar vret vajzën e tij pasi doli natën me shoqet në Australi

    Reporteri
    24 Korrik 2019 | 21:47

    Petrit Lekaj, një shqiptar në Adelaide të Australisë, po mbahet i arrestuar nga policia si i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij, Sabrina Lekaj, pasi kishte dalë me shoqet gjatë natës.


    20-vjeçarja u gjet e vrarë në makinë, e goditur me thikë. Babai 49-vjeçar ishte pranë saj, brenda në makinë, i lyer me gjak dhe me plagë të lehta në bark. Policisë iu desh të thyente xhamin e makinës që t’i nxirrte të dy.

    Shoqet e saj thanë për mediat australiane se vajza kishte shprehur shqetësim se do t’i bërtiste babai kur të shkonte në shtëpi, pasi e kishte kaluar natën duke festuar me to.

    Vajza njihej si studente shumë e talentuar për imazheri mjekësore, dhe tepër ambicioze, me nota maksimale.

    Gjimnazin e kishte mbaruar në vitin 2016 me mesatare 99.36 nga 100.Veç kësaj, ishte dhe një pianiste shumë e zonja. /tch/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!