×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Banorja tregon çfarë ndodhi në Uzinën e Gramshit: Vetura e rusëve erdhi 2 herë

    Reporteri
    21 Gusht 2022 | 9:55

    Rreth orës 17:40 të së shtunës 3 shtetas rus kanë tentuar të hyjnë në uzinën e armëve në Gramsh në Shqipëri.

    Fatmira Shaipi, banesa e të cilës ndodhet shumë pranë uzinës, tregoi se makinën me të cilën lëviznin shtetasit rus e kishte parë të paktën 2 herë gjatë ditës së djeshme.

    “Makinën e kam parë dy herë dje, një herë para shiut një herë pas shiut. Kur dolëm, panë që bërtisnin ushtarët të cilëve u kishte ikur i huaji (rusi)”, tregoi banorja e zonës.

    Sipas Euronews Albania, ajo tregoi se shtetasi rus që u kishte hedhur spraj ushtarëve të uzinës dhe më pas ishte kapur prej tyre, ishte i veshur me pantallona të shkurtra, kapele dhe çantë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!