Kryetari i PD-së, Lulzim Basha në një konferencë me gazetarët ka thënë se nuk e beson se zgjidhja e krizës do të vijë nga presidenti.
Lulzim Basha: Ka vënë në skenë teatrin e shkarkimit të presidentit. E gjithë logoreja e sotme e parlamentit ilegjitim ka vetëm një qëllim të shfokusojë vëmendjen e opinionit nga fakti që e gjithë Europa dhe bota e di që ne kemi në krye të vendit një bandit të kapur me presh në duar. Një njeri që përfaqëson ilegjitimitet. Ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar. Mos kini asnjë iluzion, farsa e sotme përfundoi në rezolutë dhe do të përfundojë në një qortim të Edi Ramës. Është pjesë e teatrit të Ramës për të larguar vëmendjen nga kriza ku ka futur vendin.
Basha thotë se Rama po kërcënon me grusht shteti.
“30 qershori zyrtarisht nuk përbën më nga pikëpamja kushtetutese datë zgjedhore por nga pikëpamja politike përbën grusht shteti. Ju ftoj më këto momente të vështira ta përbuzim teatrin e propagandës dhe të mos tërhiqemi si foshnja që tërhiqen vëmendjen me rraketaket”
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.