Lideri i opozitës Lulzim Basha ka dhënë mesazhin e tij të parë këtë të shtunë të protestës duke deklaruar se Shqipëria nuk do të mund të gjejë paqe nëse kryeministri i vendit nuk largohet nga pushteti.
Në një prononcim për News24, Basha është përgjigjur po ashtu dhe për hedhjen e sendeve të forta në drejtim të policisë, duke thënë se protestuesit kanë reaguar pas gazit lotsjellës që policia ka hedhur.
Basha ka dhënë dhe një mesazh në drejtim të ndërkombëtarëve, duke thënë se nuk ka mirëkuptim me ata që mendojnë se stabiliteti mund të ruhet në kurriz të demokracisë.
Basha: Shqipërinë e ka destabilizuar krimi. Siç tregojnë dosjet, Shqipërinë po e destabilizojnë këta kriminelë së bashku me Ramën. Pa larguar Ramën, Shqipëria nuk do të gjejë paqe.
Pasi hodhën gaz ndaj burrave dhe grave. Ne do t’i japim fund këtij destabilizimi. Rama duhet të largohet një orë më parë. Nuk ka drejtësi, nuk ka parlament dhe nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe kush rreshtohet kundër kësaj ideje, nuk ka mirëkuptimin tim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.