Raporimet nga mediat në Shqipëri për sekuestrimin e hotelit “Princ” në Golem, i ka mohuar pronari kosovar i hotelit, Fadil Gashi.
Ai ka thënë se biznesi është duke punuar bashkë me stafin.
“Janë gënjeshtra. Hoteli as nuk është bastisur, jemi duke punuar dhe ka edhe mysafirë. Rreth 10 dhoma janë me mysafirë”, ka shtuar ai.
Edhe raportimet për të se është marrë me shpëlarje parash i mohon Gashi, derisa pranon se është non-grata në Shqipëri.
“E gjitha që po thuhet është e qëllimshme”, shton ai duke akuzuar një person nga Shqipëria.
Gashi ka shtuar se edhe një vjet nuk i lejohet hyrja në Shqipëri, nga pesë që i është vënë masa.
Sekuestrohet hoteli 6-katësh në Golem, pronari kosovar po hetohet për shpëlarje parash
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.