Analisti Baton Haxhiu është një prej opinionistëve të gjatë në vend dhe më i njohuri nga Kosova në Shqipëri. Ai natyrisht komenton shpesh zhvillimet kryesore në vend.
Tani, në Tiranë ai ka folur edhe për qeverisjen në kryeqytetin shqiptar. Haxhiu shprehur sot kundër Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt. Në një lidhje direkte me emisionin “Open” në Top Channel, Haxhiu u shpreh se kryetari i bashkisë ka shkatërruar estetikisht qytetin.
“Kulturën nuk e përbën ndërtesa, godina. Kryetari i Bashkisë e ka shkatërruar estetikisht Tiranën, me një ndërtim tjetër në parkun Rinia dhe me betonin e hedhur tek liqeni.
Ma gjeni një dallim mes Ministrisë së Kulturës së Enver Hoxhës, Sali Berishës dhe Edi Ramës. Krijimtaria duhet t’i kthehet artistësve. Ndoshta jemi i vetmi vend në botë që kemi Ministri Kulture. Mund ta ketë edhe Rusia apo edhe Korea e Veriut, ku pushteti përcakton shijen”, u shpreh Haxhiu./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.